Ligj

Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar

Ligji nr. 9890, datë 20 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9890
Data e miratimit
20 mars 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 1 prill 2008
Hyn në fuqi
16 prill 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2008-04-01

LIGJ

Nr.9890, datë 20.3.2008

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8934,

DATË 5.9.2002 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen shtesat si më poshtë:

1. Në fund të pikës 18 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Leja mjedisore për veprimtaritë, që përdorin burimet natyrore ose që mund të kenë ndikim

negativ në mjedis, lëshohet sipas dispozitave të këtij ligji dhe të ligjeve të tjera të veçanta për

mjedisin.”.

2. Pas pikës 18 shtohet pika 18/1 me këtë përmbajtje:

“18/1. “Leja mjedisore e integruar” është leje e mbështetur në më shumë se në një ligj të

veçantë mjedisor dhe e lëshuar për veprimtari, që i nënshtrohen parandalimit dhe kontrollit të integruar

të ndotjes, sipas nenit 15 të këtij ligji, bazuar në direktivën 96/61/EC, 24.9.1996 “Për parandalimin dhe

kontrollin e integruar të ndotjes (IPPC).”.

3. Pas pikës 39 shtohen pikat 40, 41, 42, 43, 44, 45, 46, 47 dhe 48 me këtë përmbajtje:

“40. “Publik” janë personat fizikë ose juridikë, organizatat jofitimprurëse dhe grupimet e tyre.

41. “Aksident” është dukuri në formë të emisionit të madh, të zjarrit ose të shpërthimit, që

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.