Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9649, DATË 27.11.2006 “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SHA-SË”

Ligji nr. 9892, datë 20 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9892
Data e miratimit
20 mars 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 1 prill 2008
Hyn në fuqi
16 prill 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2008-04-01

LIGJ

Nr.9892, datë 20.3.2008

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9649, DATË 27.11.2006 “PËR PËRCAKTIMIN E

FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SHA-SË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.9649, datë 27.11.2006 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit

të INSIG, sha-së”, pika 1 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:

“1. 61 për qind e aksioneve u ofrohen për shitje investitorëve strategjikë, të cilët përzgjidhen

në bazë të procedurave të përcaktuara nga Ministria e Financave , me tender të hapur ndërkombëtar,

brenda datës 31 dhjetor 2008.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5677, da të 28.3.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.