Për ratifikimin e ndryshimit të “Marrëveshjes së rishitjes së aksioneve të INSIG sh.a.-së, ndërmjet Ministrisë së Financave, që vepron në emër të shtetit shqiptar, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”
Ligji nr. 9891, datë 20 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9891
- Data e miratimit
- 20 mars 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 1 prill 2008
- Hyn në fuqi
- 16 prill 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2008-04-01
LIGJ
Nr.9891, datë 20.3.2008
PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË “MARRËVESHJES SË RISHITJES SË AKSIONEVE TË INSIG SHA-SË NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, QË VEPRON NË EMËR TË SHTETIT SHQIPTAR, KORPORATËS FINANCIARE NDËRKOMBËTARE (IFC) DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM
DHE ZHVILLIM (BERZH)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet ndryshimi i “Marrëveshjes së rishitjes së aksioneve të INSIG sha-së ndërmjet Ministrisë së Financave, që vepron në emër të shtetit shqiptar, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5676, datë 28.3.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
NDRYSHIMI I DYTË I MARRËVESHJES
SË RISHITJES SË AKSIONEVE NDËRMJET BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM DHE KORPORATËS FINANCIARE NDËRKOMBËTARE DHE MINISTRISË SË FINANCAVE, QË VEPRON NË EMËR TË SHTETIT SHQIPTAR
Datë 30 janar 2008
Ndryshimi i dytë i Marrëveshjes së Rishitjes së Aksioneve
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.