PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”
Ligji nr. 9889, datë 20 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9889
- Data e miratimit
- 20 mars 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 1 prill 2008
- Hyn në fuqi
- 16 prill 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2008-04-01
LIGJ
Nr.9889, datë 20.3.2008
PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË
PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË
SHPËRNDARJES”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është të përcaktojë formën dhe formulën e privatizimit të shoqërisë
anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, në vijim OSSH, sha.
Neni 2
Forma e privatizimit
Privatizimi i OSSH, sha-së rea lizohet nëpërmjet transferimit të aksioneve, të zotëruara nga
shteti, si aksione të kapitalit të shoqërisë, një investitori strategjik, me procedurën “Tender i hapur
ndërkombëtar”, sipas formulës së privatizimit, të parashikuar në këtë ligj.
Neni 3
Formula e privatizimit
Forma dhe formula e privatizimit të aksioneve të OSSH, sha-së janë si më poshtë:
1. Jo më pak se 51 për qind, por jo më shumë se 76 për qind e a ksioneve të kapitalit u ofrohen
investitorëve strategjikë, të cilët janë shoqëri apo bashkim sh oqërish, që zotërojnë garanci të
nevojshme financiare dhe janë të specializuara në sektorin e en ergjisë. Paketa e aksioneve të
parashikuara në paragrafin e mësipërm transferohet nëpërmjet shitjes, me procedurën “Tender i hapur
ndërkombëtar”. Çmimi i blerjes paguhet në euro. Madhësia e kësaj pakete përcaktohet me vendim të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.