PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR NDËRKUFITAR”
Ligji nr. 9893, datë 27 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9893
- Data e miratimit
- 27 mars 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 9 prill 2008
- Hyn në fuqi
- 24 prill 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2008-04-09
LIGJ
Nr.9893, datë 27.3.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR NDËRKUFITAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi për bashkëpunimin policor ndërkufitar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5681, datë 31.3.2008të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MNISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI “MBI BASHKËPUNIMIN POLICOR NDËRKUFITAR”
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Malit të Zi (më poshtë të quajtura “Palë Kontraktuese”):
- duke respektuar marrëdhënien miqësore ndërmjet dy shteteve;
- duke marrë parasysh legjislacionin kombëtar dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare të të dyja shteteve;
- me synim intensifikimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shërbimeve policore kufitare;
- të sigurta që bashkëpunimi ndërmjet policive kufitare është tepër i rëndësishëm për sigurinë e brendshme dhe stabilitetin e rendit publik dhe ligjit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.