PËR REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT
Ligji nr. 9900, datë 10 prill 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 20 qershor 2019.
- Numri
- 9900
- Data e miratimit
- 10 prill 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 7 maj 2008
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2008-05-07
LIGJ
Nr.9900, datë 10.4.2008
PËR REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të vendosë bazat juridike dhe administrative për rregullimin e
marrëdhënieve që lindin, ekzisto jnë dhe shuhen gjatë administri mit, mirëmbajtjes dhe kontrollit të
pronësisë në rezervat materiale të shtetit.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Rezervat materiale të shtetit” janë lëndët e para, materialet, produktet e gatshme,
prodhimet dhe mjetet e tjera të domosdoshme për depozitimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre.
2. “Ministri” është ministri që mbulon fushën përkatëse.
3. “Administrim” është lëvrimi, këmbimi, freskimi, plotësimi, ruajtja ose mirëmbajtja, heqja
apo seleksionimi, huadhënia, blerja, shitja dhe çdo veprim tjetër, që mund të kryhet me rezervat
materiale të shtetit.
4. “Lëvrim” është dhënia, falas ose me pagesë, e rezervave materiale të shtetit.
5 . “ Këmbim” ë sht ë zëvendësimi i vlerës së pronës me një v l erë prone të një lloji tjetër, në
cilësinë e kërkuar dhe në sasinë respektive, në varësi të vlerës monetare.
6. “Zëvendësim” është zëvendësimi i vlerës së pronës me një vlerë të pronës të një lloji tjetër,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 20 qershor 2019 · 36/2019 · Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.