PËR NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9898, datë 10 prill 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9898
- Data e miratimit
- 10 prill 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 7 maj 2008
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2008-05-07
LIGJ
Nr.9898, datë 10.4.2008
PËR NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR
KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e deputetit Arian
Madhi,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar,
bëhen shtesa dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 17 pika 1, fjalët “deri në datën 1 tetor 2007” zëvendësohen me fjalët:
“Deri në datën 31 dhjetor 2008. Në rast se subjekti i shpronësuar për shkaqe të përligjura nuk
ka arritur të depozitojnë kërkesën, ka të drejtë të rivendosë afatin nëpërmjet gjykatës”.
Neni 2
Në nenin 24, fjalët “deri në datën 30.6.2008” zëvendësohen me fjalët “deri në datën
30.6.2009”.
Neni 3
Në nenin 28, fjalët “brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji ” zëvendësohen me fjalët
“brenda datës 31 dhjetor 2008 ”.
Neni 4
Në nenin 22/2 pika 3, fjalët “brenda datës 15 mars 2007” zëvendësohen me fjalët “brenda
datës 30 qershor 2008”.
Neni 5
Pika 9 e shtojcës nr.1 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e
pronës”, të ndryshuar, hiqet.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5690, da të 29.4.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.