PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE
Ligji nr. 9901, datë 14 prill 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 tetor 2014.
- Numri
- 9901
- Data e miratimit
- 14 prill 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 6 maj 2008
- Hyn në fuqi
- 21 maj 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2008-05-06
LIGJ
Nr.9901, datë 14.4.2008
PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
TITULLI I
DISPOZITA TË ZBATUESHME PËR TREGTARIN
DHE SHOQËRITË TREGTARE
Neni 1
Objekti i ligjit, përkufizime, regjistrime të detyrueshme
1. Ky ligj rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve, riorganizimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare. Shoqëritë tregtare janë shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara dhe shoqëritë aksionare.
2. Tregtarët dhe shoqëritë tregtare regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar.
3. Tregtarët dhe shoqëritë tregtare mbajnë libra kontabël, hartojnë e publikojnë të dhënat financiare dhe raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë, përfshirë dhe raportet e kontrollit të ekspertëve kontabël të autorizuar në përputhje me ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare.
4. Nëse nuk parashikohet ndryshe, gjykata e përmendur në këtë ligj është seksioni tregtar i gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës, sipas dispozitave të neneve 334 deri në 336 të Kodit të Procedurës Civile.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 tetor 2011 · 10475 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9901, DATË 14.4.2008 “PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE”
- 2 tetor 2014 · 129/2014 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.