Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9903, datë 17 prill 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9903
Data e miratimit
17 prill 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 7 maj 2008
Hyn në fuqi
22 maj 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2008-05-07

LIGJ

Nr.9903, datë 17.4.2008

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 “PËR SISTEMIN

ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauni versitar”, të ndryshuar, bëhet

ky ndryshim dhe shtesë:

Neni 1

Neni 54 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 54

1. Këshilli Kombëtar i Arsimit Pa rauniversitar është organ kësh illimor i Ministrisë së Arsimit

dhe Shkencës dhe i Këshillit të Ministrave për politikat e zhvillimit të arsimit parauniversitar.

2. Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar këshillon, formu lon mendime dhe propozime

për:

a) hartimin e strategjive dhe të programeve kombëtare për arsimin parauniversitar, drejtimet e

politikave respektive dhe përgatitjen e akteve ligjore;

b) reformën e kurrikulave dhe të teksteve për arsimin parauniversitar;

c) projektbuxhetin e parashikuar për arsimin parauniversitar dhe metodologjinë e shpërndarjes

së tij;

ç) standardet për vlerësimin e institucioneve të arsimit parauniversitar;

d) zhvillimin e politikave të veçanta, të kërkuara nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe

rrugët e financimit të tyre.

3. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.