Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9904, datë 21 prill 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9904
Data e miratimit
21 prill 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 7 maj 2008
Hyn në fuqi
22 maj 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2008-05-07

LIGJ

Nr.9904, datë 21.4.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës , me propozimin e më shumë

se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1 9 9 8 “ Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 64 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 64

1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore

shumemërore.

2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të

organizimit administrativo-territorial.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave

zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”.

Neni 2

Neni 65 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 65

1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas

zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së

parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.

2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhor e më të afërt që i paraprin

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.