Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve

Ligji nr. 9908, datë 24 prill 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9908
Data e miratimit
24 prill 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 20 maj 2008
Hyn në fuqi
4 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2008-05-20

LIGJ

Nr.9908, datë 24.4.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9362, DATË 24.3.2005

“PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj ndryshohen emërtimet si më poshtë:

a) emërtimi “Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet m e emërtimin “ministria që

mbulon fushën e bujqësisë”;

b) emërtimi “Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet me emërtimin “ministri që

mbulon fushën e bujqësisë”;

c) emërtimi “Drejtoria e Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me e mërtimin “struktura

përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve (SPMB)”;

ç) emërtimi “Drejtori i Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me emërtimin “drejtuesi i

strukturës përgjegjëse të mbrojtjes së bimëve”;

d) emërtimi “Instituti i Kërkimeve Veterinare” zëvendësohet me emërtimin “Instituti i

Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”;

dh) emërtimi “Instituti i Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me emërtimin “Departamenti i

Mbrojtjes së Bimëve (DMB) në Universitetin Bujqësor, Tiranë”.

Neni 2

Pas pikës 4 të nenit 2 shtohen pikat 4.1 e 4.2 me këtë përmbajtje:

“4.1 “PMB të rrezikshme” janë PMB-të e klasifikuara:

a) eksplozive;

b) oksiduese;

c) ekstremisht të ndezshme;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.