Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar

Ligji nr. 9906, datë 24 prill 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9906
Data e miratimit
24 prill 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 20 maj 2008
Hyn në fuqi
4 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2008-05-20

LIGJ

Nr.9906, datë 24.4.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË UKRAINËS

PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5702, datë 6.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË UKRAINËS PËR MBROJTJEN RECIPROKE TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Kabineti i Ministrave të Ukrainës, këtu e më poshtë referuar si “Palët Kontraktuese”, me qëllim që:

- të sigurojnë mbrojtjen të informacionit të klasifikuar të shkëmbyer midis Palëve, brenda kontekstit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura ose të marrëveshjeve që do të lidhen brenda kontekstit të procedurave të ofruara, kontratave ose rregullave të secilit subjekt, publik apo privat, të shteteve të Palëve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.