PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, SI PËRFAQËSUES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “PUNËT E KOMUNITETIT, FAZA E TRETË””
Ligji nr. 9910, datë 5 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9910
- Data e miratimit
- 5 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 21 maj 2008
- Hyn në fuqi
- 5 qershor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2008-05-21
LIGJ
Nr.9910, datë 5.5.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, SI PËRFAQËSUES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “PUNËT E KOMUNITETIT, FAZA E TRETË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave, si përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për financimin e programit “Punët e komunitetit, faza e tretë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5728, datë 19.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
F/P 1594 (2007) W
MARRËVESHJE KUADËR HUAJE
NDËRMJET BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS
DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Organizata Ndërkombëtare, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Paris (këtu e tutje referuar si CEB), nga njëra anë
dhe
Këshilli i Ministrave, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (këtu e tutje referuar si Huamarrësi),
- duke marrë në konsideratë kërkesën e paraqitur nga Qeveria Anëtare e Shqipërisë, më 22 maj 2007;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.