Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar

Ligji nr. 9909, datë 5 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9909
Data e miratimit
5 maj 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 20 maj 2008
Hyn në fuqi
4 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2008-05-20

LIGJ

Nr.9909, datë 5.5.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5727, datë 19.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË MBI MBROJTJEN RECIPROKE DHE SHKËMBIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Bullgarisë, më poshtë të referuara si “Palët”,

- duke rënë dakord të zhvillojnë bisedime në lidhje me çështjet politike dhe të sigurisë dhe të zgjerojnë dhe forcojnë bashkëpunimin e tyre politik, ushtarak dhe ekonomik;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.