Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9911, datë 5 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9911
Data e miratimit
5 maj 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 21 maj 2008
Hyn në fuqi
5 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2008-05-21

LIGJ

Nr.9911, datë 5.5.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “KODI I PROCEDURËS

PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”,

të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 13 bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Në pikën 1, fjalët “gjykatat ushtarake” hiqen.

b) Në pikën 3, fjalët “dhe ato ushtarake” hiqen.

Neni 2

Në nenin 14, pika 2 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 74, fjalët “gjykatës ushtarake” hiqen.

Neni 4

Neni 75 shfuqizohet.

Neni 5

Në nenin 75/a, fjalët “subjekte që janë në kompetencë të gjykat ave ushtarake ose nga”

hiqen.

Neni 6

Në nenin 424, pika 2 shfuqizohet.

Neni 7

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5729, datë 19.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.