PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9913, datë 5 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9913
- Data e miratimit
- 5 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 68, 21 maj 2008
- Hyn në fuqi
- 5 qershor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2008-05-21
LIGJ
Nr.9913, datë 5.5.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pika 15 ndryshohet si më poshtë:
“15. “Prodhues i pavarur i energjisë elektrike” është prodhuesi jopublik, i lidhur drejtpërdrejt në sistemin e transmetimit.”.
2. Pika 25 ndryshohet si më poshtë:
“25. “Shpërndarja” është transporti i energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes me tension të lartë (nënstacionet 110 kV), të mesëm dhe të ulët, deri te klienti i fundit, por që nuk përfshin furnizimin.”.
3. Pika 26 ndryshohet si më poshtë:
“26. “Operator i Sistemit të Shpërndarjes” është personi përgjegjës për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes.”.
4. Pika 29 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.