Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR KONTROLLIN DHE ADMINISTRIMIN E UJËRAVE TË BALASTEVE DHE SEDIMENTEVE TË ANIJEVE, 2004”

Ligji nr. 9912, datë 5 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9912
Data e miratimit
5 maj 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 21 maj 2008
Hyn në fuqi
5 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2008-05-21

LIGJ

Nr.9912, datë 5.5.2008

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR KONTROLLIN DHE ADMINISTRIMIN E UJËRAVE TË BALASTEVE DHE SEDIMENTEVE TË ANIJEVE, 2004”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën ndërkombëtare “Për kontrollin dhe administrimin e ujërave të balasteve dhe sedimenteve të anijeve, 2004” (Konventa BWM, 2004).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5730, datë 19.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTA NDËRKOMBËTARE

PËR KONTROLLIN DHE ADMINISTRIMIN E UJËRAVE TË BALASTEVE DHE SEDIMENTEVE, 2004

Palët e kësaj Konvente:

duke kujtuar nenin 196(1) të vitit 1982 të Konventës së Kombeve të Bashkuara, mbi të Drejtën e Detit, (UNCLOS), i cili shprehet se “Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar, zvogëluar dhe kontrolluar ndotjen e hapësirës detare që vjen si rezultat i përdorimit të teknologjisë, nën juridiksionin apo kontrollin e tyre ose të futjes së qëllimshme apo të rastësishme të specieve, të huaja ose të rejaqofshin ato, në një pjesë të veçantë të hapësirës detare, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime serioze dhe të dëmshme në të;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.