Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 “PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9915, datë 12 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9915
Data e miratimit
12 maj 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 76, 28 maj 2008
Hyn në fuqi
12 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2008-05-28

LIGJ

Nr.9915, datë 12.5.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 “PËR

KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE

LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8102, datë 28.3.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë

dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. “Ministria” është ministria përgjegjëse, që drejton politik at në fushën e furnizimit me

ujë, kanalizimet e ujërave të zeza dhe trajtimin e tyre.”.

2. Pas pikës 11 shtohen pikat 12 e 13 me këtë përmbajtje:

“12. “Operatorë” janë subjektet e licencuara, që operojnë në si stemet e furnizimit me ujë,

kanalizimeve të ujërave të zeza dhe trajtimit të tyre.

13. “Pagesa të rregullimit” janë pagesa vjetore, të vendosura nga Enti Rregullator, të

detyrueshme për operatorët.”.

Neni 2

Kudo në ligj fjalët “Qeveri” dhe “Kuvendi Popullor” zëvendësohen, përkatësisht, me

fjalët “Këshilli i Ministrave” dhe “Kuvendi”.

Neni 3

Në nenin 9, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Struktura, organika dhe kategorizimi i pozicioneve të punës të Entit Rregullator

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.