PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”
Ligji nr. 9916, datë 12 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9916
- Data e miratimit
- 12 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 76, 28 maj 2008
- Hyn në fuqi
- 12 qershor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2008-05-28
LIGJ
Nr.9916, datë 12.5.2008
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN
KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regj istrimit”, pas nenit 5
shtohet neni 5/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 5/1
Sportelet në dhomat e tregtisë dhe industrisë
1. QKR-ja ofron shërbimin ndaj publikut edhe nëpërmjet sportele ve në Bashkimin e
Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe në dhomat e tregtisë dhe industrisë në qarqe, në përputhje
me dispozitat e këtij ligji.
2. Të gjitha shpenzimet për hapjen, funksionimin dhe mirëmbajtjen e sporteleve
mbulohen nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe dhomat e tregtisë dhe
industrisë në qarqe.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5740, datë 26.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.