PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9669, DATË 18.12.2006 “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”
Ligji nr. 9914, datë 12 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9914
- Data e miratimit
- 12 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 76, 28 maj 2008
- Hyn në fuqi
- 12 qershor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2008-05-28
LIGJ
Nr.9914, datë 12.5.2008
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9669, DATË 18.12.2006 “PËR MASA NDAJ
DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 5 pika 2 shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”.
Neni 2
Në nenin 6 shtohen shkronjat “f” dhe “g” me këtë përmbajtje:
“f) marrjen e masave për edukimin e brezit të ri me mendësitë dhe rregullat e sjelljes së
mirë, si dhe të ndalimit të dhunës në marrëdhëniet familjare;
g) marrjen e masave për krijimin e qendrave të rritjes së fëmij ëve, ndaj të cilëve është
ushtruar dhunë, ose kur prindërit e tyre kryejnë vepra dhune ndaj njëri-tjetrit.” .
Neni 3
Në nenin 7, pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:
“3/1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka këto detyra:
a) harton programet mësimore për shkollat e mesme dhe të larta për rregullat e sjelljes në
familje;
b) përgatit tekste shkollore dhe materiale të tjera plotësuese për edukimin e nxënësve
dhe/ose studentëve me mendësitë e ndalimit të dhunës në marrëdhëniet familjare.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5738, datë 26.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.