Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8901, datë 23.5.2002 "Për falimentimin"
Ligji nr. 9919, datë 19 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9919
- Data e miratimit
- 19 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 83, 10 qershor 2008
- Hyn në fuqi
- 25 qershor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2008-06-10
LIGJ
Nr.9919, datë 19.5.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8901, DATË 23.5.2002
“PËR FALIMENTIMIN”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8901, datë 23.5.2002 “Për falimentimin”, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Shqyrtimi i çështjeve duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës
në sekretarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, seksioni tregtar.”.
Neni 2
Në nenin 7, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Gjykata e apelit e shqyrton çështjen brenda 30 ditëve.”.
Neni 3
Në nenin 8 pika 1, pas fjalëve “gjykatës së rrethit” shtohen fjalët “me shërbim
postar të shpejtë”.
Neni 4
Në nenin 13, në fund të pikës 4 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Procedurat për fillimin e procesit të falimentimit në organin tatimor kryhen sipas
legjislacionit tatimor përkatës.”.
Neni 5
Në nenin 14 pika 1 bëhen ndryshimet si më poshtë:
a) Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/ 2 me këtë përmbajtje:
“1/1. Autoritetet fiskale, nën juridiksionin e të cilave ndodhet debitori, brenda 30
ditëve nga konstatimi i paaftësisë paguese të debitorit, janë të detyruara të paraqesin
kërkesën, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për hapjen e procedurës së falimentimit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.