PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË DANIMARKËS PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR”
Ligji nr. 9924, datë 26 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9924
- Data e miratimit
- 26 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 11 qershor 2008
- Hyn në fuqi
- 26 qershor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2008-06-11
LIGJ
Nr.9924, datë 29.5.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË DANIMARKËS PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5753, datë 9.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË DANIMARKËS
PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR
Palët e larta kontraktuese,
Republika e Shqipërisë, në vijim e përmendur si “Shqipëria”,
dhe Mbretëria e Danimarkës, në vijim e përmendur si “Danimarka”,
të vendosura për të forcuar bashkëpunimin e tyre me qëllimin për të luftuar emigracionin e paligjshëm në mënyrë më efektive;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.