PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË DANIMARKËS PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”
Ligji nr. 9923, datë 26 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9923
- Data e miratimit
- 26 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 11 qershor 2008
- Hyn në fuqi
- 26 qershor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2008-06-11
LIGJ
Nr.9923, datë 29.5.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË DANIMARKËS PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës për lehtësimin e lëshimit të vizave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5752, datë 9.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË DANIMARKËS
MBI LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE
Institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme.
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Mbretëria e Danimarkës, që këtu quhen Palët,
me dëshirën, që si hap i parë konkret drejt regjimit të udhëtimit pa viza, për të lehtësuar kontaktet ndërmjet njerëzve si një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të lidhjeve ekonomike, humanitare, kulturore, shkencore dhe të tjera duke lehtësuar lëshimin e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.