PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8950, DATË 10.10.2002 “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9929, datë 9 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9929
- Data e miratimit
- 9 qershor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 1 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 16 korrik 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2008-07-01
LIGJ
Nr.9929, datë 9.6.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8950, DATË 10.10.2002 “PËR
GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8950, datë 10.10.2002 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 34 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 34
Deklarimi i lindjes
1. Lindja e fëmijës deklarohet te nëpunësi i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët
madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarë dhe, në pamundësi ose në mungesë të
tyre, nga personat që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga
përfaqësues të nënës, me prokurë të posaçme.
2. Deklarimi i lindjes së fëmijës së gjetur, të cilit nuk i dih en prindërit, bëhet nga organet
e njësisë së qeverisjes vendore, organi i rendit publik, në jur idiksionin e të cilit ndodhet vendi i
gjetjes, në bazë të procesverbalit të mbajtur në kohën e gjetjes së fëmijës.”.
Neni 2
Pas nenit 34 shtohet neni 34/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 34/1
Regjistrimi i lindjes
1. Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të
prindërve.
2. Për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjis trimi bëhet në zyrën e gjendjes
civile të vendit ku është gjetur.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.