Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR TAKSIMIN E AUTOMJETEVE RRUGORE PËR PËRDORIM PRIVAT NË TRAFIKUN NDËRKOMBËTAR” DHE NË PROTOKOLLIN E NËNSHKRIMIT

Ligji nr. 9926, datë 9 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9926
Data e miratimit
9 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 1 korrik 2008
Hyn në fuqi
16 korrik 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2008-07-01

LIGJ

Nr.9926, datë 9.6.2008

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR TAKSIMIN E AUTOMJETEVE RRUGORE PËR PËRDORIM PRIVAT NË TRAFIKUN NDËRKOMBËTAR” DHE NË PROTOKOLLIN E NËNSHKRIMIT

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën “Për taksimin e automjeteve rrugore për përdorim privat në trafikun ndërkombëtar” dhe në protokollin e nënshkrimit, nënshkruar në Gjenevë më 18 maj 1956.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5782, datë 30.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

E/ECE/262

E/ECE/TRANS/488

KONVENTA

MBI TAKSIMIN E AUTOMJETEVE RRUGORE PËR PËRDORIM PRIVAT NË TRAFIKUN NDËRKOMBËTAR DHE PROTOKOLLI I NËNSHKRIMIT

Bërë në Gjenevë më 18 maj 1956

Palët Kontraktuese,

duke marrë në konsideratë se disa Shtete Evropiane kanë arritur marrëveshje dypalëshe, ose kanë ndërmarrë hapa të tjerë për caktimin e një procedure më liberale sesa ajo e Konventës së 30 marsit 1931 mbi taksimin e mjeteve motorike të huaja;

me dëshirën për të lehtësuar zhvillimin e turizmit ndërkombëtar,

kanë rënë dakord për sa më poshtë:

Neni 1

Për qëllime të kësaj Konvente:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.