PËR PARANDALIMIN E ÇRREGULLIMEVE TË SHKAKTUARA NGA PAMJAFTUESHMËRIA E JODIT NË ORGANIZMIN E NJERIUT
Ligji nr. 9942, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 12 shkurt 2020.
- Numri
- 9942
- Data e miratimit
- 26 qershor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 114, 22 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 6 gusht 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2008-07-22
LIGJ
Nr.9942, datë 26.6.2008
PËR PARANDALIMIN E ÇRREGULLIMEVE TË SHKAKTUARA NGA PAMJAFTUESHMËRIA E JODIT NË ORGANIZMIN E NJERIUT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut, nëpërmjet jodizimit të përgjithshëm të kripës, të destinuar për konsum njerëzor e shtazor dhe për përdorim në industrinë ushqimore.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet prodhuese, importuese, eksportuese dhe tregtuese të kripës, të destinuar për konsum njerëzor e shtazor dhe për përdorim në industrinë ushqimore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Çrregullime nga pamjaftueshmëria jodike” është një spektër i gjerë çrregullimesh, të dukshme apo të fshehura, të cilat shkaktohen si rezultat i pamjaftueshmërisë së sasisë së jodit në trup, që ndikojnë në zhvillimin intelektual dhe fizik të njeriut. Ato mund të shkaktojnë prapambetje mendore, defekte fizike, strumë etj.
2. “Parandalimi i çrregullimeve me shkak pamjaftueshmërinë jodike” është një sistem masash të marra për përmbushjen e nevojës fiziologjike të organizmit për jod.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 54/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”
- 12 shkurt 2020 · 12/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.