Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN EUROPIANE PËR ZBATIMIN E NENIT 23 TË KONVENTËS SË VITIT 1949 PËR TRAFIKUN RRUGOR, NË LIDHJE ME PËRMASAT DHE PESHËN E MJETEVE, QË LEJOHEN TË UDHËTOJNË NË RRUGË TË CAKTUARA TË PALËVE KONTRAKTUESE”

Ligji nr. 9940, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9940
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 113, 22 korrik 2008
Hyn në fuqi
6 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2008-07-22

LIGJ

Nr.9940, datë 26.6.2008

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN EUROPIANE PËR ZBATIMIN E NENIT 23 TË KONVENTËS SË VITIT 1949 PËR TRAFIKUN RRUGOR, NË LIDHJE ME PËRMASAT DHE PESHËN E MJETEVE, QË LEJOHEN TË UDHËTOJNË NË RRUGË TË CAKTUARA TË PALËVE KONTRAKTUESE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen europiane për zbatimin e nenit 23 të konventës së vitit 1949 për trafikun rrugor, në lidhje me përmasat dhe peshën e mjeteve, që lejohen të udhëtojnë në rrugë të caktuara të palëve kontraktuese”, nënshkruar në Gjenevë më 16 shtator 1950.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5803, datë 10.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

E/ECE/TRANSP/229

E/ECE/TRANSP/SCI/91

18 SHTATOR 1950

KOMISIONI EKONOMIK PËR EUROPËN

KOMITETI I TRANSPORTIT TOKËSOR

NËNKOMITETI I TRANSPORTIT RRUGOR

MARRËVESHJA EUROPIANE

PËR ZBATIMIN E NENIT 23 TË KONVENTËS SË VITIT 1949 MBI TRAFIKUN RRUGOR, NË LIDHJE ME DIMENSIONET DHE PESHAT E MJETEVE QË LEJOHEN TË UDHËTOJNË NË RRUGË TË CAKTUARA TË PALËVE KONTRAKTUESE

NËNSHKRUAR NË GJENEVË MË 16 SHTATOR 1950

Palët Kontraktuese,

të mbledhura nën kujdesin e Komisionit Ekonomik për Europën në Gjenevë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.