Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN E PJESSHME, TË ZGJERUAR, NË SPORT (EPAS)”

Ligji nr. 9939, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9939
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 113, 22 korrik 2008
Hyn në fuqi
6 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2008-07-22

LIGJ

Nr.9939, datë 26.6.2008

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN E PJESSHME, TË ZGJERUAR, NË SPORT (EPAS)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen e pjesshme, të zgjeruar, në sport (EPAS)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5802, datë 10.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

REZOLUTË CM/RES (2007)8

THEMELUESE E MARRËVESHJES SË PJESHME TË ZGJERUAR MBI SPORTIN (EPAS)

(MIRATUAR NGA KOMITETI I MINISTRAVE MË 11 MAJ 2007

NË SESIONIN E TIJ TË 117-TË)

Përfaqësuesit në Komitetin e Ministrave të Andorrës, Azerbajxhanit, Bosnjës dhe Hercegovinës, Qipros, Danimarkës, Francës, Hungarisë, Islandës, Letonisë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë, San Marinos, Sllovenisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar,

- duke njohur që qëllimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet anëtarëve të tij për qëllimin e garantimit dhe realizimit të ideve dhe parimeve që janë trashëgimi e përbashkët dhe lehtësimit të përparimit të tyre ekonomik dhe social, veçanërisht duke ndjekur objektiva të përbashkët të destinuara për të mbrojtur dhe nxitur kulturën europiane;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.