Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Ligji nr. 9938, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9938
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 113, 22 korrik 2008
Hyn në fuqi
6 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2008-07-22

LIGJ

Nr.9938, datë 26.6.2008

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet konventa ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5801, datë 10.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTË

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË

DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Sllovenisë, me dëshirën për të lidhur një konventë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin,

kanë rënë dakord si vijon:

Neni 1

Personat e përfshirë

Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dy Shtetet Kontraktuese.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.