Ligj

PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976,DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9945, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9945
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 114, 22 korrik 2008
Hyn në fuqi
6 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2008-07-22

LIGJ

Nr.9945, datë 26.6.2008

PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976,

DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8976, datё 12.12.2002 “Pёr akcizat”, tё ndryshuar, në nenin 19

“Përjashtimet” bёhen shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:

1. Në pikën 1, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:

“e) gazoili është shitur për anijet e peshkimit në sasitë, kush tet dhe kriteret e përcaktuara

me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

2. Në pikën 2, shkronja “c” shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5808, datë 10.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.