PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8360, DATË 10.6.1998 “PËR KRITERET DHE MËNYRËN E SHPËRNDARJES SË PASURISË SË PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË”
Ligji nr. 9935, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9935
- Data e miratimit
- 26 qershor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 112, 21 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2008-07-21
LIGJ
Nr.9935, datë 26.6.2008
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8360, DATË 10.6.1998 “PËR KRITERET DHE
MËNYRËN E SHPËRNDARJES SË PASURISË SË PERSONAVE JURIDIKË,
JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.8360, datë 10.6.1998 “Për kriteret dhe mënyrën e shpërndarjes së pasurisë së
personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, në nenin 8, pika 1
ndryshohet si më poshtë:
“1. Për shpërndarjen e vlerave pasurore të secilit kreditor nga rkohet banka e përzgjedhur
nga grupi mbikëqyrës i shoqërive huamarrëse, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, e cila
duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a) Të ofrojë interesa më të lartë për kapitalet e depozituara për shpërndarje.
b) Të ofrojë një pagesë më të ulët komisioni bankar për shërbi min e kryerjes së pagesës
për çdo kreditor.
c) Të ketë shtrirje territoriale, me njësi bankare, në qytetet kryesore të vendit.
ç) Të ofrojë depozitë më të madhe financiare, si garanci bankar e, për shpërndarjen e
vlerave financiare kreditorëve.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5798, datë 10.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.