Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9380, DATË 28.4.2005 “PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË”

Ligji nr. 9934, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9934
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 112, 21 korrik 2008
Hyn në fuqi
5 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2008-07-21

LIGJ

Nr.9934, datë 26.6.2008

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9380, DATË 28.4.2005 “PËR TË DREJTËN E

AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e deputetit

Neritan Ceka,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me

të”, bëhet ky ndryshim:

Në nenin 106, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Në afatin e parashikuar në nenin 21 pika 1 nuk përllogaritet në çdo rast periudha e

viteve 1968-1991”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5797, datë 10.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.