Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9943, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9943
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 114, 22 korrik 2008
Hyn në fuqi
6 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2008-07-22

LIGJ

Nr.9943, datë 26.6.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998

“PËR TATIMIN MBI ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat ”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Neni 14 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 14

Kundërvajtjet administrative

Shkeljet e dispozitave për tatimin mbi të ardhurat personale, që përbëjnë kundërvajtje

administrative, përcaktohen në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “ Për procedurat tatimore në

Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Neni 15 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 15

Sanksionet

Dënimet administrative për kundërvajtjet për tatimin mbi të ardhurat personale

përcaktohen në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e

Shqipërisë””.

Neni 3

Neni 31 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 31

Kundërvajtjet administrative

Shkeljet e dispozitave për tatimin mbi fitimin, që përbëjnë kun dërvajtje administrative,

përveç mbajtjes së gabuar të llogarive pa pasoja në rezultatin financiar 1, përcaktohen në ligjin

nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 4

Neni 32 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 32

Sanksionet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.