Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AL-DIWAN AL-EMIRIT TË SHTETIT TË KUVAJTIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “RINOVIMI I SHESHIT “SKËNDERBEJ” DHE RESTAURIMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT NË TIRANË””

Ligji nr. 9941, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9941
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 113, 22 korrik 2008
Hyn në fuqi
6 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2008-07-22

LIGJ

Nr.9941, datë 26.6.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AL-DIWAN AL-EMIRIT TË SHTETIT TË KUVAJTIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “RINOVIMI I SHESHIT “SKËNDERBEJ” DHE RESTAURIMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT NË TIRANË””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kontributit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Al-Diwan Al-Emirit të shtetit të Kuvajtit për financimin e projektit “Rinovimi i sheshit “Skënderbej” dhe restaurimi i Xhamisë së Ethem Beut në Tiranë””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5804, datë 10.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE KONTRIBUTI

NDËRMJET AL–DIWAN AL-EMIRIT TË SHTETIT TË KUVAJTIT DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Palët nënshkruese të kësaj Marrëveshjeje kontributi si në vijim:

Al Diwan- Al Emiri i Shtetit të Kuvajtit dhe

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, në vijim referuar si Palët,

me dëshirën për të nxitur marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.