PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR
Ligji nr. 9946, datë 30 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9946
- Data e miratimit
- 30 qershor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 114, 22 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 6 gusht 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2008-07-22
LIGJ
Nr. 9946, datë 30.6.2008
PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit ligjor për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë, për të mundësuar një treg konkurrues dhe të integruar me tregjet rajonale dhe europiane, për një shërbim me cilësi të lartë dhe me kosto të arsyeshme.
2. Ky ligj përcakton politikat, rregullat e procedurat për organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit natyror dhe veprimtaritë e lidhura me të, përfshirë procedurat, të drejtat e personave fizikë dhe juridikë për këto veprimtari.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimtaritë e sektorit të gazit natyror, përfshirë transmetimin, shpërndarjen, tregtimin, depozitimin, furnizimin, konsumin, si dhe ndërtimin dhe operimin e infrastrukturës së gazit natyror.
2. Veprimtaria e kërkimit dhe e prodhimit të gazit natyror nuk është objekt i këtij ligji. Ajo rregullohet nga ligji nr.7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (Kërkim dhe prodhim)”, të ndryshuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 6/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9946, datë 30.6.2008 “Për sektorin e gazit natyror”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.