PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9655, DATË 11.12.2006 “PËR AKADEMINË E SHKENCAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9949, datë 7 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9949
- Data e miratimit
- 7 korrik 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 122, 31 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2008-07-31
LIGJ
Nr.9949, datë 7.7.2008
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9655, DATË 11.12.2006 “PËR AKADEMINË E SHKENCAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
Përzgjedhja e anëtarëve
Anëtarët e rregullt të Akademisë zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve të shquar me titull “Profesor”, që kanë ose kanë pasur shtetësi shqiptare, të cilët, nëpërmjet punimeve origjinale, veprave përgjithësuese, me një nivel të lartë shkencor, kanë zgjidhur, teorikisht dhe praktikisht, probleme të një rëndësie të veçantë në fushën e shkencës, të ekonomisë, artit dhe kulturës, si dhe kanë dhënë ndihmesë në formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj. Anëtarë të rregullt të Akademisë zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve të shquar shqiptarë, që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, por kanë gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, që punojnë aktualisht pranë universiteteve dhe qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike, që tejkalojnë parashikimet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit “Profesor”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.