Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9270, DATË 29.7.2004 “PËR SISTEMIN E ADRESAVE”

Ligji nr. 9951, datë 10 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9951
Data e miratimit
10 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 31 korrik 2008
Hyn në fuqi
15 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2008-07-31

LIGJ

Nr.9951, datë 10.7.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9270, DATË 29.7.2004 “PËR

SISTEMIN E ADRESAVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9270, datë 29.7.2004 “Për sistemin e adresave”, bë hen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e krijimit dhe të a dministrimit të sistemit të

adresave, për identifikimin e çdo ndërtese dhe trualli të lirë, brenda së njëjtës njësi të qeverisjes

vendore, në territorin e Republikës së Shqipërisë.”.

Neni 2

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 1/1

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Adresa” përbëhet nga fjalë, numra dhe shenja ortografike, të renditura sipas një

rregulli të caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë të një ndërtese ose të një trualli të lirë.

Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe shifra arabe.

2. “Bulevard”, “rrugë”, “rrugicë”, “shesh”, “park” janë pjesë të territorit publik, që

shërbejnë si referencë për përshkrimin e vendndodhjes së saktë të një ndërtese dhe të një trualli të

lirë, brenda së njëjtës njësi të qeverisjes vendore, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. “Regjistri vendor i adresave” është një dokument shtetëror, ku hidhen, ruhen dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.