PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT
Ligji nr. 9952, datë 14 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9952
- Data e miratimit
- 14 korrik 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 122, 31 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2008-07-31
LIGJ
Nr.9952, datë 14.7.2008
PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj vendos rregullat për parandalimin dhe kontrollin në marrjen e masave për HIV/AIDS-in, kujdesin, trajtimin dhe mbështetjen për personat që jetojnë me HIV/AIDS.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet nga/ndaj personat/personave fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, me vendbanim/vendqëndrim ose seli në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “HIV” është bashkimi i shkronjave fillestare të emrit të virusit, që shkakton AIDS-in, sipas terminologjisë anglo-saksone, “Human Immunodeficiency Virus” (Virusi i pamjaftueshmërisë imunitare njerëzore). Përkufizimi shkencor i referohet atij të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 55/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9952, datë 14.7.2008 “Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.