Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8488, DATË 13.5.1999 “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA

Ligji nr. 9957, datë 17 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9957
Data e miratimit
17 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 31 korrik 2008
Hyn në fuqi
31 tetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2008-07-31

LIGJ

Nr.9957, datë 17.7.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8488, DATË 13.5.1999 “PËR MBROJTJEN E

TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8488, datë 13.5.1999 “Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara”,

bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi “Drejtoria e Patentave dhe Markave” zëvendësohet me emërtimin

“Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave”.

Neni 2

Në nenin 6, fjalët “pranë bordit të apelit” zëvendësohen me fjalët “pranë bordit të

apelimit”.

Neni 3

Neni 18 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 18

Dispozitat e përfaqësimit të të huajve, pavlefshmëria e aplikim eve të publikuara, pranimi

i aplikimit, data e hyrjes dhe ndryshimet në regjistër, pavlefs hmëria e të drejtave, afatet kohore të

shkeljes së të drejtave, masat kundër shkeljeve të të drejtave, transferimi i të drejtave, licencat, si

dhe çdo rregull tjetër procedural, i parashikuar në ligjin nr.9 947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë

industriale”, rregullohen dhe janë të vlefshme edhe për këtë ligj.”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5835, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.