Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “PËRBALLIMI DHE ZBUTJA E RREZIKUT NGA FATKEQËSITË””

Ligji nr. 9956, datë 17 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9956
Data e miratimit
17 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 31 korrik 2008
Hyn në fuqi
15 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2008-07-31

LIGJ

Nr.9956, datë 17.7.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “PËRBALLIMI DHE ZBUTJA E RREZIKUT NGA FATKEQËSITË””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Përballimi dhe zbutja e rrezikut nga fatkeqësitë””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5834, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE FINANCIARE

(PROJEKTI PËR PËRBALLIMIN DHE ZBUTJEN E RREZIKUT NGA KATASTROFAT) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE

SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM

Marrëveshje e datës _________, 200_, ndërmjet Shqipërisë (Përfituesit) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqatës).

Duke pasur parasysh se:

A) Shoqata ka marrë një letër të politikave të zhvillimit më datën ____ maj 2008 nga Përfituesi, ku përshkruhen programi i veprimeve, objektivat dhe politikat (programi), i cili synon të forcojë kapacitetet kombëtare në përgatitje dhe përgjigje ndaj katastrofave dhe në të cilën deklarohet angazhimi i Përfituesit për implementimin e këtij programi;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.