Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze për bashkëpunimin në fushën e sigurisë së brendshme”

Ligji nr. 9955, datë 17 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9955
Data e miratimit
17 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 31 korrik 2008
Hyn në fuqi
15 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2008-07-31

LIGJ

Nr.9955, datë 17.7.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SIGURISË SË BRENDSHME”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze për bashkëpunimin në fushën e sigurisë së brendshme”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5833, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SIGURISË SË BRENDSHME

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Franceze, të quajtara më poshtë “Palët”:

me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe në kuadrin e Traktatit të mirëkuptimit, miqësisë dhe bashkëpunimit midis Republikës Franceze dhe Republikës së Shqipërisë, bërë në Paris, më 12 dhjetor 1994;

nisur nga vullneti për të kontribuar aktivisht në luftën kundër formave të ndryshme të kriminalitetit ndërkombëtar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.