Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE

Ligji nr. 9954, datë 17 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9954
Data e miratimit
17 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 31 korrik 2008
Hyn në fuqi
15 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2008-07-31

LIGJ

Nr.9954, datë 17.7.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e rrugëve dytësore dhe vendore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5832, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE FINANCIMI

(PROJEKTI I RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE

SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM

Marrëveshja e datës ______________,200_, e lidhur ndërmjet Shqipërisë (Marrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqata). Me anë të kësaj, Marrësi dhe Shoqata bien dakord sa më poshtë:

Neni 1

Kushtet e përgjithshme, përkufizime

1.01 Kushtet e përgjithshme (siç përkufizohen në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) përbëjnë pjesë përbërëse të kësaj Marrëveshjeje.

1.02 Nëse konteksti nuk e kërkon ndryshe, termat me germa kapitale të përdorura në këtë Marrëveshje kanë kuptimet që u jepen atyre në kushtet e përgjithshme.

Neni 2

Financimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.