Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9963, datë 21 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9963
Data e miratimit
21 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 125, 1 gusht 2008
Hyn në fuqi
16 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2008-08-01

LIGJ

Nr.9963, datë 21.7.2008

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR

SPORTIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 10/1, në fund të pikës 1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Mënyra e përdorimit të këtij fondi përcaktohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të

Financave dhe të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”.

Neni 2

Neni 26 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 26

1. Federatat shqiptare dhe klubet sportive, me fondet publike, të dhëna nga pushteti

qendror e vendor, financojnë trajtimin për përgatitjen sportive dhe shpërblimin e sportistëve

cilësorë dhe të trajnerëve të tyre, për arritjen e rezultateve të larta sportive.

2. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me prop ozimin e federatave

sportive, u jep shpërblime të veçanta sportistëve dhe trajn erëve të tyre, për rezultate të larta në

veprimtaritë ndërkombëtare sportive.

3. Kriteret për përcaktimin e rezultateve të larta sportive, kombëtare e ndërkombëtare,

masa dhe mënyra e shpërblimit, si dhe përfitimi i trajtimit për përgatitjen sportive përcaktohen

me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.