Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9962, datë 21 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9962
Data e miratimit
21 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 125, 1 gusht 2008
Hyn në fuqi
16 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2008-08-01

LIGJ

Nr.9962, datë 21.7.2008

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE

TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pas nenit 65 shtohet neni 65/a me këtë përmbajtje:

“Neni 65/a

Pronat e paluajtshme të Radiotelevizionit Shqiptar janë pronë publike, në përputhje me

ligjin nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të sht etit”, të ndryshuar dhe regjistrohen

nga Këshilli i Ministrave në Regjistrin e Pronave të Paluajtshm e, me pronar Republikën e

Shqipërisë.”.

Neni 2

Dispozitë kalimtare

30 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli Drejtues i RTSH-së miraton

ndryshimet përkatëse në statutin e RTSH-së dhe ia dërgon Kuvendit për miratim.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5840, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.