PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRBALLIMI DHE ZBUTJA E RREZIKUT NGA FATKEQËSITË””
Ligji nr. 9961, datë 21 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9961
- Data e miratimit
- 21 korrik 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 1 gusht 2008
- Hyn në fuqi
- 16 gusht 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2008-08-01
LIGJ
Nr.9961, datë 21.7.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRBALLIMI DHE ZBUTJA E RREZIKUT NGA FATKEQËSITË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për financimin e projektit “Përballimi dhe zbutja e rrezikut nga fatkeqësitë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5839, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE E HUASË
(PROJEKTI PËR PËRBALLIMIN DHE ZBUTJEN E RREZIKUT NGA KATASTROFAT) MIDIS SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Marrëveshje e datës _________, 200_, midis Shqipërisë (Huamarrësit) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Bankës).
Duke pasur parasysh faktin që: (A) Banka ka marrë një letër të politikave të zhvillimit më datën _____maj 2008 nga Huamarrësi ku përshkruhet programi i veprimeve, objektivat dhe politikat (Programi), i cili synon të forcojë kapacitetet kombëtare në përgatitjen dhe përgjigjen ndaj katastrofave dhe ku deklarohet angazhimi i Huamarrësit për zbatimin e këtij programi;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.