Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9836, DATË 26.11.2007“PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2008”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9969, datë 24 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9969
Data e miratimit
24 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 31 korrik 2008
Hyn në fuqi
15 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2008-07-31

LIGJ

Nr.9969, datë 24.7.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9836, DATË 26.11.2007

“PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2008”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Buxheti i Shtetit për vitin 2008 është:

Të ardhurat 303 783 milionë lekë;

Shpenzimet 360 207 milionë lekë;

Deficiti 56 424 milionë lekë.

Buxheti i Shtetit përbëhet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqërore dhe buxheti i sigurimeve shëndetësore.”.

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

A. Fondi i konsoliduar, për vitin 2008, është:

Të ardhurat 252 724 milionë lekë;

Shpenzimet 309 148 milionë lekë;

Deficiti 56 424 milionë lekë.

Fondi i konsoliduar përbëhet nga:

A.1. Buxheti qendror:

Të ardhurat 237 142 milionë lekë;

Shpenzimet 293 566 milionë lekë.

A.2. Buxheti i pushtetit vendor:

Të ardhurat 31 646 milionë lekë;

Nga të cilat:

Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 16 064 milionë lekë;

Shpenzimet 31 646 milionë lekë.”.

Neni 3

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 3

B. Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2008 është:

B.1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.