PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9396, DATË 12.5.2005 “PËR QIRANË FINANCIARE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9966, datë 24 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9966
- Data e miratimit
- 24 korrik 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 1 gusht 2008
- Hyn në fuqi
- 16 gusht 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2008-08-01
LIGJ
Nr.9966, datë 24.7.2008
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9396, DATË 12.5.2005 “PËR QIRANË
FINANCIARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa:
Neni 1
Pas nenit 43 shtohet neni 43/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 43/1
Mbikëqyrja
Veprimtaria e qiradhënies financiare, si dhe të gjitha subjektet që kryejnë këtë veprimtari
licencohen dhe mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, të
ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore të nxjerra prej saj për këtë
qëllim.”.
Neni 2
Në nenin 44, pas emërtimit “Ministri i Ekonomisë” shtohet emërt imi “Banka e
Shqipërisë”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5849, datë 30.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.