Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “SIGURIA E DIGAVE

Ligji nr. 9965, datë 24 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9965
Data e miratimit
24 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 127, 4 gusht 2008
Hyn në fuqi
19 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2008-08-04

LIGJ

Nr.9965, datë 24.7.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “SIGURIA E DIGAVE””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Siguria e digave””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5848, datë 30.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Nr. i kredisë

PROGRAMI I KOMUNITETIT TË ENERGJISË SË EUROPËS JUGLINDORE

MARRËVESHJE FINANCIMI

(PROJEKTI I SIGURISË SË DIGAVE) NDËRMJET SHQIPËRISË

DHE AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ZHVILLIMIT

MARRËVESHJE e datës __________________________, 2008, ndërmjet SHQIPËRISË (Përfituesi) dhe SHOQATËS NDËRKOMBËTARE TË ZHVILLIMIT (Shoqata). Përfituesi dhe Shoqata bien dakord si më poshtë:

Neni 1

Kushtet e përgjithshme, përkufizime

1.01 Kushtet e Përgjithshme (sipas përcaktimit në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) përbëjnë një pjesë përbërëse të kësaj Marrëveshjeje.

1.02 Nëse konteksti nuk e kërkon ndryshe, termat me germë të madhe të përdorura në Marrëveshjen e financimit kanë kuptimet që u jepen atyre në kushtet e përgjithshme, ose në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.