Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE PËR TIRANËN E MADHE

Ligji nr. 9964, datë 24 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9964
Data e miratimit
24 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 127, 4 gusht 2008
Hyn në fuqi
19 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2008-08-04

LIGJ

Nr.9964, datë 24.7.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE PËR TIRANËN E MADHE””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për financimin e projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5847, datë 30.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Marrëveshje huaje nr.ABA-P3

MARRËVESHJE HUAJE

PËR PROJEKTIN E PËRMIRËSIMIT TË SISTEMIT TË KANALIZIMEVE NË TIRANËN E MADHE NDËRMJET BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Marrëveshja e huasë nr. ABA-P3, e datës ○○, 2008, ndërmjet BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR dhe QEVERISE SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.