Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8025, DATË 9.11.1995 “PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE

Ligji nr. 9973, datë 28 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9973
Data e miratimit
28 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 128, 4 gusht 2008
Hyn në fuqi
19 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 128, datë 2008-08-04

LIGJ

Nr.9973, datë 28.7.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8025,

DATË 9.11.1995 “PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Ky ligj përcakton kushtet e mbrojtjes dhe të sigurisë nga rrezatimet jonizuese, për të gjitha veprimtaritë që kryhen me lëndë radioaktive dhe pajisje rrezatuese, me qëllim mbrojtjen e punonjësve të ekspozuar profesionalisht ndaj rrezatimeve, të popullatës dhe mjedisit, në tërësi, nga rreziqet e mundshme të rrezatimeve, si dhe sigurimin e materialeve radioaktive, duke shfrytëzuar, në maksimum, të mirat që vijnë nga përdorimi i rrezatimeve jonizuese.”.

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 3

Subjekt i këtij ligji është çdo person fizik ose juridik, i cili:

a) zotëron, riparon, mirëmban, transferon, merr, përdor, fabrikon ose instalon pajisje rrezatuese, të cilat transmetojnë rrezatime jonizuese dhe përmbajnë komponentë, që veprojnë me një diferencë potenciale më shumë se 5 kV;

b) kryen kërkime radiologjike, punime minerare, prodhim, bluarje, ekstraktim, pasurim, shitje, transferim, import-eksport, dhënie me qira dhe ruajtje të lëndëve radioaktive;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.